ARKATANA

Berjani: Nëse OPEK e redukton prodhimin, çmimi i derivateve do të rritet

/ 2 minuta lexim
HW

Përgjatë muajit korrik Arabia Saudite ka vendosur që të zvogëlojë sasinë e prodhimit të naftës për një milion fuqi në ditë, gjë që ka bërë që çmimet e naftës të shënojnë rritje.

Nga 10 milionë fuçi në ditë, sa i ka prodhuar në maj, ajo tani do t’i prodhojë 9 milionë fuçi.

Të dielën, ministri saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman, ka thënë se zvogëlimi i sasisë së shtetit të tij për një milion fuçi në ditë, mund të shtyhet edhe përtej korrikut, me qëllim të stabilizimit të tregjeve.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani ka thënë për “Indeksonline”, se në Kosovë çmimet e derivateve të naftës, vazhdojnë të jenë më të lirat në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut. Ndërkaq thotë nëse organizata prodhuese OPEK, e redukton prodhimin, atëherë kjo do të reflektojnë në ngritje të çmimit të derivateve, por se deri më tani në Kosovë kjo nuk është vërejtur.

“Ne gjithmonë e kemi thënë, se kur ka prodhim të mjaftueshëm, çmimet janë në mënyrë automatike më të lira. Në qoftëse Organizata prodhuese OPEK e redukton prodhimin, atëherë do të kemi rritje të çmimit. Por deri më tani kjo nuk është vërejt në Kosovë. Në Kosovë janë çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë së veriut”, tha ai.

ARKATANA

Ndërsa thotë se çmimet e derivateve në Kosovë, varen nga ato në tregjet ndërkombëtare.

“Kjo nuk varet prej Kosovës, por varet nga tregjet ndërkombëtare. Në qoftëse organizata prodhuese OPEK redukton prodhimin, rritet çmimi. Për momentin nuk ka reduktime, çmimi është ai që është në tregjet ndërkombëtare dhe po reflekton dhe tek ne në Kosovë”, tha ai..

Ndryshe pjesëtarë tjerë të grupit të shteteve që prodhojnë naftë, OPEC+, janë pajtuar për zvogëlim të prodhimit, për t’i stabilizuar çmimet.

OPEC+ ka thënë se synon që prodhimi të ulet në 1.4 milion fuçi në ditë, prej vitit 2024.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.