Fundamenti

Berivojca fiton një projekt të rëndësishëm nga Bashkimi Evropian

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunë së Kamenicës Begzad Sinani tha për rajonipress se Komuna e Kamenicës ka fituar një donacion nga Bashkimi Evropian i cili po jetësohet në kuadër të programit “Kosova e Bukur”, që i dedikohet projektit “Rregullimi i shtratit të përroit” në fshatin Berivojcë.

Begzad Sinani tha se projekti do të financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (Zyra BE) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) , si Agjencia zbatuese BE – BK, do të jetë përgjegjës për zbatimin e projektit të dhënë, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Sinani tha se vlera e projektit është 249. mijë euro. Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit Berivojcë, Xhevat Kastrati tha se kryetari i Komunës i`a solli një lajm të mirë komunitetit të këtij fshati për aprovimin e projektit për rregullimin e shtratit të përroit që kalon përmes fshatit.”Shpresojmë se të ardhmen do të realizohen edhe projekte të tjera në ketë fshat multietnik si: shkolla për klasat e ulëta, ndriçimi në terë fshatin, asfaltimi i disa rrugicave etj. Banorët e këtij fshati jetojnë në harmoni të plotë pa kurrfarë problemesh ndëretnike” tha Kastrati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.