ARKATANA

Berishën e pret ferri në Patersons stadium

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Portieri i ekipit Perth Glory, Danny Vukovic e ka këshilluar sulmuesin kosovar të Brisbane Roar, Besart Berisha të përgatitet për një ‘ferr’ të vërtetë, kur dy ekipet të takohen të dielën në Patersons Stadium, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në A-League.

Dy golat e përfaqësuesit shqiptar, përfshirë këtu edhe penalltinë kontroverse, për të cilën u fol shumë, ia mohuan Gloryt titullin e kampionit në finalen e madhe në mes të këtyre ekipeve. Me këtë rast, fansat e këtij ekipi u mllefosën shumë në ish futbollistin e Hamburgut, të cilin javë më parë e kanë fyer dhe kërcënuar përmes rrjetit social Twitter.

“Mendoj se do të ketë një mikpritje madhështore për të sigurisht”, thotë duke bërë shaka portieri Vukovic, para se të nisë me skenarin real.

ARKATANA

“Do të jetë një natë mjaft brutale për të, por kjo tashmë veç pritet. Tifozët nuk e kanë harruar rastin kontrovers me të në finalen e madhe dhe jam i sigurt se ai do ta paguajë shtrenjtë atë nga tifozët”, vazhdoi portieri me prejardhje serbe.

Rreth 20 mijë shikues pritet të jenë të pranishëm në stadium dhe qëllim i tyre kryesor, krahas përkrahjes së ekipit të zemrës, do të jenë edhe fyerjet ndaj futbollistit kosovar, i cili duhet të përgatitet për një pritje të tillë.

“Nuk e njoh personalisht, por kemi luajtur kundër disa herë. Ai duket se dëshiron ta luajë rolin e djaloshit problematik. Jam i sigurt se do të përgatitet për atë që e pret të dielën. Por, ne lojtarët do të mendojmë për lojën dhe shpresojmë në një rezultat të mirë”, përfundoi Vukovic.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.