Berisha:Pavarësia e Kosovës vepër e ndritur e bijëve e bijave të kombit

Në një status në rrjetin social “Facebook”, ish kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka uruar Kosovën për gjashtë vjet shtet. Statusin e ka shoqëruar me një fotografi që ku deputeti i Kuvendit të Shqipërisë shihet para shtatores së Ismajl Qemajlit.
“Gezuar Kosovë përvjetorin e 6-të të pavarësisë, veprës më të ndritur të bijëve dhe bijave tuaja dhe të kombit shqiptar! Nderim përjetë arkitektit të Kosoves së pavarur Presidentit Rugova, komandantit legjendar, kryeheroit të kombit Adem Jashari dhe të gjithë atyre që vendosën rininë, jetën, në themel të lirise dhe pavaresisë së Kosovës”, ka shkruar Berisha, teksa ka shprehur mirënjohje për shtetet që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Mirenjohje të përjetshme SHBA, NATO-s dhe vendeve anëtare për çlirimin e saj. Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!”.