Fundamenti

Berisha: Zogu I, burri që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u shpreh pas homazheve për kthimin e eshtrave të mbretit Zog I, se sot vendi nderon një nga burrat më të mëdhenj të kombit.

“Sot mbarë kombi shqiptar, shqiptarët në të gjitha trojet etnike, shqiptarët në diasporë dhe kudo që ndodhen, nderojnë dhe përulen para veprës, kontributit të njërit prej burrave më të shquar të historisë kombëtare, mbretit Zogu I, që rikthehet në dheun e tij, pas dekadash syrgjyn, ekzil në mërgim, për së gjalli dhe për së vdekuri”, tha Berisha.

Ai u shpreh se Zogu I, është politikani dhe burri i shtetit që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë.

GRANDEMALL

“Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi pavarësinë e Shqipërisë. Flamuri kombëtar u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali dhe atdhetarë të tjerë të kombit, por ndërhyrjet antishqiptare të fqinjëve, në bashkëpunim me aventurierë shqiptarë penguan vendosjen e shtetit dhe ndërtimin e tij. Do të ishte qeveria e Sulemjan Delvinës që do ta bëjë këtë, në të cilën figurë qendrore ishte dhe mbeti djaloshi që në moshën 17 vjeçare kishte rendur drejt Vlorës për të qenë pranë Ismail Qemalit – në ngjarjen madhore”, tha Berisha, transmeton NOA.

Ai u shpreh se është mjaft simbolik fakti që Zogu I kthehet në vend, në Tiranë, në ditën e çlirimit të kryeqytetit. Berisha shtoi se Zogu I ishte ai që vendosi që Tirana të bëhej kryeqendra e vendit.

“Në një moshë të re, ai do të vendoste integritetin territorial të Shqipërisë. Është koincidencë e mrekullueshme që ai kthehet në ditën e Çlirimit të Tiranës. Tirana kryeqytet është vepër e këtij burri. Ai bëri që qeveria e dalë nga kongresi i Lushnjës të përzgjedh Tiranën kryeqytet të kombit”, shtoi Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.