UBT

Berisha zbulon se Serbia po strehon forca speciale ruse në Nish: I them Putinit të vogël, mos luaj me paqen në rajon

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se Serbia po strehon në Nish trupat speciale ruse të liderit çeçen, Kadirov.

Sipas Berishës, për këtë arsye, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk lejoi inspektimin e bazës ushtarake të Nishit nga NATO.

“Të dashur miq, presidenti i Serbomadhisë, ultranacionalisti i verbër Vuçiç, padroni i Edi Ramës, refuzoj lejimin e atasheve ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s të akredituar në Beograd të inspektojnë bazën ushtarake ruse në Nish dhe kazerma tjera të ushtrisë serbe në afërsi me Kosovën”, ka shkraur Berisha në Facebook.

Ai ka shtuar se “ky refuzim i pazakontë dëshmon se serbomadhi Vuçiç ka shndërruar bazën ruse të Nishit në një strofull të forcave speciale ruse dhe konkretisht të njësive te Kadirov.”

FITORJA

“Pak ditë më parë vetë Vuçiç duket për të maskuar këtë akt luftënxitës të Putinit, deklaroi papritur se më 31 korrik, një grup çeçenesh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov që përfshinte Ahmed Ruslanovich Bahayev, Idriz Arzasanov, H. A., dhe M. A., persona të lidhur me Xhabulat Suleimanov dhe Ahmed Zakaev kanë qëndruar në Kosovë, Mitrovicë,” sqaron Berisha.

“Ai nuk paraqiti asnjë fakt dokument për trillimin tij. Por pavarësisht nga kjo me deklaratën e tij çeçene Vuçiç provoj se në skenarin luftënxitës të Putinit dhe të tij në rajon, është parashikuar një rol edhe për repartet çeçene të Kadirovit të cilat me sa duket i ka strehuar në bazën ruse të Nishit, prandaj dhe ai nuk lejoi inspektimin e saj nga atashetë ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s”, ka thënë Berisha.

Berisha më tej dënon ashpër qëndrimin e rrezikshëm të Vuçiq, të cilin e konsideron si Putini i vogël.

“I them përsëri Putinit të vogël, mos luaj me paqen në rajon, hiq dorë nga projekti i ndezjes së bashku me Putinin të një konflikti në Ballkan se një fund më tragjik se sa ai i idhullit tënd Slobodan Millosheviç, të pret,” shkruan Berisha në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.