Fundamenti

Berisha zbulon se çfarë i tha lojtari hungarez, vlerëson se Kosova duhet përmirësuar ende

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapest, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e luajtur në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Valon Berisha vlerësoi se “Dardanët” patën një paraqitje të mirë, veçanërisht në 60 minutat e parë.

Uji Dea

Ai nuk përmendi emrin e një lojtari hungarez, por tha se “një lojtar kyç” i tyre i tha atij se “Kosova ishte më e mirë sonte”.

“Mendoj që luajtëm një lojë të mirë në pjesën e parë, krijuam dhe kishim posedimin e topit, bëmë edhe presion të mirë përpara. Na mungoi vetëm goli. Edhe në pjesën e dytë filluam mirë, por pas një gabimi personal ra goli. U munduam të kthehemi, u hapëm dhe pranuam edhe golin e dytë. Luajtëm më mirë për 60 minuta. Edhe lojtari kryesor i tyre më tha se ishit skuadër më e mirë në fushë. Besoj që ne treguam veten ndaj një kundërshtari të mirë, që merr pjesë edhe në Evropian”, tha fillimisht mesfushori kosovar pas ndeshjes.

“Ndaj Armenisë fituam, treguam lojë të mirë me top dhe patëm raste, sikur sonte, por edhe më të mira. Në fazën e fundit të lojës duhet të jemi më konsekuent për të shënuar gol. Besoj se ishin dy lojë të mira, me një trajner të mirë, besoj së na kanë dhënë frymë të mirë para fillimit të Ligës së Kombeve. Për veten time mund të them se kam ciklin e fundit dhe kam më dhënë maksimumin. Është privilegj i madh të luash ende për Kosovën. Duhet të mësojmë ende nga trajneri i ri. Duhet edhe disa detaje për të qenë më të mirë në të ardhmen”, deklaroi Berisha. /Gazeta Express/