GRANDEMALL

Berisha: Vetëm LDK dinë ta nxjerr nga kriza Gjilanin

/ 10 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Alternativa e vetme e daljes nga kjo keqqeverisje është largimi i saj dhe marrja e qeverisjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan me partnerët e saj e cila di, mundet dhe do i mbetet besnik funksionimit të shtetit ligjor, të qeverisjes së mirë në interes të qytetarëve dhe subjekteve të tjera të interesit dhe të biznesit, dhe ky menaxhim do të koordinohet saktësisht dhe me kohë me qeverinë nacionale e cila do të udhëhiqet po ashtu nga LDK, me kompetencë, përgjegjësi dhe mandatë të plotë ka thënë Sadudin Berisha.

Nënkryetari i degës së LDK-së, Sadudin Berisha në një konferencë për medie ka akuzuar e folur për shumë parregullsi dhe keqëmenaxhim në fusha ta caktuara në Komunën e Gjilanit.

Berisha tha se qeverisja komunale e suksesshme apo jo, identifikohet nga tri drejtime që janë; zbatimi i ligjeve sistemore (ligjshmëria e akteve nënligjore dhe vendimeve); transparenca dhe shërbimet që u ofrohen qytetarëve dhe subjekteve të tjera të interesit në pajtim, kompetencë dhe përgjegjësi të përcaktuar për qeverisjen komunale.

Duke folur për Partneritetin Publiko Privat , Berisha tha se sa ka pronë publike sot qyteti i Gjilanit dhe vendbanimet rurale, si është trajtuar ajo dhe cilat janë pasojat e saja për të sotmen dhe të nesërmen e qytetit dhe të Komunës, mjafton të shihen dhe studiohen tri pronat komunale. “Tri pronat komunale, ajo tek ish-kadastri, tek Kombinati i Duhanit dhe ajo tek Magjistralja përkundër se Kuvendi i Komunës ka marrë vendim për ndërtimin e objekteve me interes dhe në shërbim të publikut, ai vendim nuk është respektuar dhe objekteve të dhëna në partneritetin publiko-privat u është ndryshuar tërësisht destinimi i tyre në kundërshtim me vendimin e Kuvendit të Komunës dhe në kundërshtim me Ligjin mbi partneritetin publiko-privat, ku qartazi përcaktohet se si mund të hyhet në partneritetin publiko-privat ku ka të bëjë me pronën publike” tha Berisha.

Berisha mendon se në këtë rast qeverisja komunale me në krye Kryetarin e Komunës, me pronën dhe asetet komunale bën biznes sikur të ishte pronë private e jo publike.

“Kjo mënyrë e menaxhimit të keq të aseteve publike qytetarin dhe interesat e tyre publike i ka zhveshur tërësisht nga e drejta e tyre për të pasur sa më shumë hapësirë publike qoftë në funksion të ofrimit të shërbimeve të mira shëndetësore , të hapësirës për Rini e Sport, të hapësirave të gjelbëruara dhe kopshteve në shërbim të fëmijëve që janë ardhmëria e kombit e cila do lë pasoja për sot dhe të nesërmen e qytetarit dhe komunës së Gjilanit”.

Berisha tha se për pasojë edhe më të rëndë qeverisja komunale është në finalizimin e një vendimi të paligjshëm të tenderimit të aseteve publike të komunës të përcaktuara nga dy marrëveshjet në realizim për ndërtimin e dy objekteve afariste-banesore për shitjen e tyre ende pa përfunduar dhe bërë pranimi dhe dorëzimi i tyre që është obligim ligjor janë ndërtuar për interesa jo publike por për krejtësisht private dhe në dëm të qytetarit të komunës së Gjilanit. “Ky tenderim tregon qartë se keqmenaxhimi i aseteve publike tek këto dy objekte afariste-banesore edhe më tej vazhdon dhe këtë e bën Kryetari i Komunës, qeveria komunale që është nën përgjegjësin e tij e që është tërësisht në kundërshtim me Ligjin sepse akoma dy objektet nuk kanë përfunduar , nuk është bërë pranim-dorëzimi i këtyre dy objekteve, së dyti qëllimi i qeverisë komunale është që asetet publike të komunës tek këto dy objekte të shiten si tërësi me një zbritje sërish në dëm të buxhetit të komunës dhe pasurisë komunale prej 30 deri në 40 % të çmimeve të tregut qoftë për lokalet afariste apo banesore me pagesë prej tri kësteve apo brenda një viti kalendarik, me justifikimin se u nevojiten paratë për të blerë prona të tjera për interes të komunës me paratë që inkasohen nga shitblerja e aseteve publike” ka vlerësuar Berisha.

Performanca, rezultatet dhe të arriturat e qeverisjes komunale përshkruhen dhe shihen qartë edhe tek raporti i të arriturave të komunës së Gjilanit të paraqitur ditë më parë para anëtarëve të Kuvendit të Komunës nga ana e kryetarit të Komunës.

Mobi Casa

“Është jo e vështirë të nxirret një vlerësim shumë i drejtë se ai raport më tepër është retorik, përsëritës pa asnjë përmbajtje të të arriturave dhe sukseseve që bien dhe janë në përgjegjësin e qeverisjes komunale por më tepër merret me përshkrimet e zhvillimeve në komunë se sa me të ndodhurat gjatë vitit në njërën anë dhe më tepër epen premtime që janë një dëshirë e madhe e tyre për këtë fundëvit të fundit të mandatit të tyre”.

Berisha pastaj ka folur dhe kritikuar edhe arsimin derisa është marrë sërish me kushtëzimin e qytetarëve për të paguar faturat e kompanive publike. “Qytetarët e Gjilanit dhe subjektet tjera të interesit edhe ato ekonomike për shkak të keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes si në nivel komune ashtu edhe në nivel nacional pëson dyfish, në njërën anë kryetari dhe Kuvendi Komunal miratojnë vendime të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese e në dëm të qytetarëve siç është vendimi për kushtëzimin e qytetarëve dhe gjithë subjekteve të tjera të komunës për dy kompani publike njëra prej të cilave nuk është nën përgjegjësin e komunës, që është Hidromorava dhe tjetra që tani është nën PPP, me komunën, i cili vendim cenon drejtpërdrejtë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të komunës i shpallur i kundërligjshëm edhe nga qeveria edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës”.

Sipas Berishës qeveria komunale në krye me kryetarin e saj Qemajl Mustafa i fut veshët në lesh, nuk e lë jashtë fuqie këtë vendim dhe më tej ndëshkon qytetarët me këto kushtëzime duke u pamundësuar ofrimin e shërbimeve të detyrueshme nga administrata komunale. “Rezultati i këtij kushtëzimi të kundërligjshëm është i barazvlefshëm me dështim, dhe që ky vendim detyrimisht duhet të mbetet jashtë fuqie të veprimit, keqtrajtimi tjetër bëhet drejtpërdrejtë nga qeveria e Kosovës sepse Gjilani dhe gjithë Anamorava trajtohet si zorrë qorre tash e pesë vite prej kur qeverisin dhe ky trajtim ka bërë që Gjilani dhe Anamorava të ndëshkohen padrejtësisht sepse asnjë investim kapital që i shërbejnë kësaj ane të Kosovës e që lidhet edhe me interesat e tri komunave të Kosovës Lindore nuk ka ndodhur përkundër premtimeve të investimeve milionëshe për këto anë të premtuara nga partia në pushtet, sepse kjo qeveri nuk bën politikë nacionale por bën politikë krahinore e fisnore andaj qytetari gjilanas është zhveshur plotësisht nga këto interesa” tha Berisha.

Berisha ka folur edhe për premtimet e dhëna para tri vitesh nga ana e partisë në pushtet . “Premtimet e dhëna për ndërtimin në tri drejtime të akseve rrugore nga Gjilani në drejtim të Prishtinës, Ferizajit dhe Bujanocit jo që nuk kanë ndodhur por me këtë qeverisje nuk kanë me ndodhur tash e kurrë. Çfarë është ambienti dhe klima investuese në Gjilan qoftë për investitor vendës apo të huaj në të cilën vazhdimisht kryetari i komunës e thekson me plotë gojë se ambienti për investime në komunë është shumë i mirë dhe se siguria është shumë e lartë?. Ne dhe qytetarët gjilanas gjykojmë shumë më ndryshe, ky ambient jo që nuk ekziston por thjeshtë pamundësohet futja e mjeteve investuese vendore dhe te huaja në komunë për shkak të një performance jashtëzakonisht të dobët edhe të sigurisë në investime. Le të tregohet edhe vetëm një investim që ka ndodhur e që do i shërbej ekonomisë së Gjilanit” ka shtuar Berisha.

Kjo qeverisje nuk ka asnjë mundësi të qeveris drejtë dhe në interes të qytetarëve kur dihen qartë borxhet e shumta të akumuluara të pa arritshme me këtë performancë qeverisëse të u paguhen kontraktuesve të cilët shumë projekte të filluara në infrastrukturën publike të komunës nuk mbarojnë, ku për pasojë edhe ai investim i ndodhur fillon të dëmtohet dhe të jetë jo funksional. “Lavdërimi në rirregullimin e ndriçimit publik në qendër të qytetit, lavdërimi i kësaj qeverisje për ndërtimin e një rrethrrotullimi tek qendrat e shumta tregtare nuk janë rezultat i suksesit të tyre pa qen mbështetje e plotë e donatorëve të cilëve u falënderohemi për kontributin e tyre, por pasojat janë në dëmtimin e infrastrukturës rrugore në këto pjese të qytetit, bëhen harrnime në shumë pjese trotuaret nuk përfundojnë edhe ajo që është ndërtuar shkatërrohet si rezultat i mos finalizimit të projekteve që janë nën përgjegjësin e qeverisjes komunale”.

Berisha tha se zëri i LDK-se qoftë përmes trupave të saja profesionale qoftë përmes përfaqësuesve të grupit më të madh të anëtareve në Kuvendin e Komunës vazhdimisht ka ngritur shqetësimin për të gjitha këto dështime qeverisëse jo për të bërë politikë ditore, por për t`ju bërë qeveritareve me dije se po keqmenaxhohet qeverisja, në kundërshtim me Ligjet sistemore që rregullojnë kompetencat dhe përgjegjësit e qeverisjes komunale.

Në fund Berisha tha se kjo qeverisje me performancen e saj të treguar deri më sot është dështuese që në shumë raste edhe vet ata e thonë në mënyra të ndryshme se janë anashkaluar nga qeveria e vendit se janë futur në obligime të parakohshme financiare dhe në kundërshtim me procedurat e alokimit të tyre dhe thjeshtë qeverisja komunale është futur në një qorr sokak që nuk do të arrij të përmbyll as përafërsisht suksesshëm mandatin e saj për çka është zotuar tash e tri vite më parë. “Ky gjykim nuk është vetëm i yni si opozitë por është edhe i i gjithë qytetarëve të komunës së Gjilanit. Alternativa e vetme e daljes nga kjo keqqeverisje është largimi i saj dhe marrja e qeverisjes nga Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Gjilan me partnerët e saj e cila di, mundet dhe do i mbetet besnik funksionimit të shtetit ligjor, të qeverisjes së mirë në interes të qytetarëve dhe subjekteve të tjera të interesit dhe të biznesit, dhe ky menaxhim do të koordinohet saktësisht dhe me kohë me qeverinë nacionale e cila do të udhëhiqet po ashtu nga LDK, me kompetencë, përgjegjësi dhe mandatë të plotë” ka thënë Berisha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.