RCCOLA

Berisha vazhdon shkëlqimin në Austri

/ 1 minutë lexim

Besart Berisha po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit australian me skuadrën e Brisbane Roarit.

Kjo e fundit të shtunën arkëtoi tri pike përballë skuadrës Newcastle Jets, falë golit të shënuar nga sulmuesi kosovar, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 41’të.

Uji Dea

Me këtë gol, kosovari ngjitet në kuotën e 5 golave të shënuara këtë sezon, dy më pak se kryesuesi i listës së shënuesve më të mirë në “A-League”, Daniel James McBreen, sulmues i Central Coast Mariners FC.

Pas nëntë xhirove të kaluara në kampionatit australian, Birsbane Roar zë vendin e 9-të në renditjen tabelore me 10 pikë të tubuara.