Berisha tregon arsyen pse nuk po luan me Hiroshiman

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Bersart Berisha ende nuk ka debutuar me fanellën e klubit të ri, Hiroshima.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës u largua nga Australia, dhe u transferua në Japoni, shkruan IndeksOnline.

Klubi japonez, Hiroshima, është duke luajtur me kundërshtarin, G-Osaka, por në formacionin bazë nuk figuroi emri i kosovarit.

KKVITI

Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar arsyen pse po qëndron në tribuna dhe jo në fushën e lojës.

“Dita e lojës. Fat të mirë për ekipin tim sonte kundër Osakës. Nuk mund të pres që në ndeshjen tjetër t’i bashkohem ekipit, ende jam duke pritur që licenca ime për të luajtur të mbërrijë”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë që Berisha u largua nga Melbourne duke lënë shenja rekordesh. Ai tani është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Australi./IndeksOnline/