Fundamenti

Berisha: Tirana, epiqendër e luftës së ftohtë kundër Prishtinës, i japim fund “Ballkanit të Hapur”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në kuvendin kombëtar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë. Berisha u shpreh se Tirana është kthyer në epiqendrën e luftës së ftohtë kundër Prishtinës. Ai zotua se do t’i japë fund procesit të Ballkanit të Hapur.

“Ballkani i hapur është Ballkani i influencës direkte ruse, i interesave antikombëtare, antieuropiane, është projekti që kërkon të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit.

Ne zotohemi se do t’i japim fund këtij procesi. Paralajmëroj Slobodanin e ri, për Ballkanin e Hapur mos guxo të vish ndonjëherë në Tiranë”, tha Berisha.

Mobi Casa

Në fjalën e tij, Berisha ngriti akuza edhe ndaj Yuri kim, duke u shprehur se po sillet si dikur ambasadori sovjetik në Tiranë. “Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimin e Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuara, përfaqësuesi i vendit të madh mbajti ligjërata të tëra në mbështetje të qeverisë, ndërsa sulmoi opozitën.

Në një kohë kur, me shumë të drejtë, propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë, një trafikant tjetër dërgohet në shtëpinë e bardhë. Procesi i këtij trafikanti shpallet si proces politik i kohës së diktaturës komuniste. A nuk janë këto standardet më të dyfishta? A vijnë këtë nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e Soros.

Edhe më keq akoma. Në maj të këtij viti, DASH shpall “non grata” Sali Berishën, 8 vite pasi kishte dhënë dorëheqjen, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se kushdo nga SHBA për luftën me sukses kundër korrupsionit”, u shpreh Berisha. /A2news

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.