Fundamenti

Berisha thotë se VV po mundohet ta degradojë luftën e UÇK-së, Muja kërkon ligj të veçantë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka akuzuar Qeverinë e Albin Kurtit se është kundër vlera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e mohon këtë gjë, raporton Ekonomia Online.“Lufta” ndërmjet PDK-së e VV-së ka të bëjë me Ligjin e Pagës Minimale, pasi jashtë saj mbetën veteranët e UÇK-së.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, thotë për Ekonomia Online se partia në pushtet ka mungesë të patriotizmit, pasi sipas tij, shigjetat i drejton kah UÇK-ja.Thotë se VV-ja po mundohet ta degradojë luftën e drejtë të UÇK-së.

“Tash kur është ardh puna me u miratuar Ligji i Buxhetit, debati më i madh kinse shpenzimet e paarsyeshme ka qenë buxheti që është ndërlidhur me veteranët. Këtë e kanë bërë të gjitha partitë që nuk e kanë në ADN-në e tyre Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Andaj është e turpshme kjo që po mundohen çdo herë me adresuar shigjetat drejt një kategorie e të cilat do duhej i tërë spektri shoqëror e gjitha institucionet të tregojnë respekt. Unë mendoj se këta kompleksin deficiti patriotik dhe tani mundohen ta kompensojnë atë duke u munduar t’i anatemojnë, t’i degradojnë dhe në sy të opinionit ta krijojnë këtë opinion se çfarë e kanë krijuar tash, se kush janë këta dhe çfarë kanë bërë”, thotë Berisha.

Deputeti i PDK-së, e quan Vetëvendosjen si “kategori e stërkequr e shoqërisë” dhe “pjellë të Serbisë”.Berisha thotë se përmes Vetëvendosjes, në Kosovë ende qëndron ish-shefi i Sigurimit Sekret serb, Ivica Stanishiq.

Uji Dea

“Është një kategori e stërkequr e shoqërisë, shpresoj se është brezi i fundit që është pjellë e Serbisë e që Stanishiqi shotë se në një mënyrë ose tjetër jemi në Kosovë. Kjo është struktura e tij që ai e ka në Kosovë, që e godet çdo vlerë sublime dhe që qëndron në themelet e lirisë sonë dhe po ta shihni historikun e Kurtit deri ku është këtu, ku provoi ta bënte një zyre të UÇK-së në Prishtinë dhe kjo ishte me qëllime të krijohej ai trekëndëshi i nxitjes dhe përçarjes dhe zvogëlimit të peshës e fuqisë mobilizuese të dy branzheve kryesore që bënin mobilizimin e gjitha kategorive të shoqërisë në atë botë për luftë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm”, thotë Berisha.Por kundër këtij deklarimi është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

Ai thotë se veteranët meritojnë benefite tjera e jo të futën në pagën minimale.Ai thotë se ndërlidhja e tyre me pagën minimale është tërhequr në kohën e Qeverisë Mustafa. “Në rrjedhën e gjërave, duhet të gjejmë fillin e kësaj pune. Në vitin 2014 ka qenë iniciativa ligjore për veteranët mbi të cilin ligj janë bërë disa benefite për kategoritë e dala nga lufta, posaçërisht për veteranët, mirëpo aty u lidh u bë ligji bazik ku u lidh paga minimale me beneficioneve të veteranëve, kjo ka qenë në vitin 2014. Mirëpo më 30 dhjetor të vitit 2016 në një marrëveshje të LDK-së-PDK-së dhe OVL-së, vonë natën në Kuvend ishte bërë një marrëveshje që ajo të hiqej, për shkak se Qeveria Mustafa kishte një kushtëzim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe vërtetë ishte ashtu, dhe e hoqën e fshijnë. Tash nuk ekziston ajo lidhje”, thotë Muja.

Deputeti i VV-së ka kërkuar që veteranët të trajtohen me ligj të veçantë, teksa beson se aty do t’i marrin benefitet e merituara.

“Neve na thuhen se ata që kanë luftuar paguhen pak, ose beneficionet e tyre janë të vogla dhe unë pajtohem, mirëpo ne duhet të fillojmë me adresuar këtë çështje përmes ligjit për veteranët dhe nëse ai është ligji që t’i ka dhënë këto benefite, jo paga minimale se ajo është instrument i tregut të punës e jo për benefitet. Kështu që rruga për para është që të fillojë shqyrtimi i Ligjit për Veteranët, sepse aty është Ligji bazik që i bën ato privilegje që shumica prej tyre zbatohen, por që në anën tjetër ekziston një vëmendje e ngritjes sa i përket nevojës që ato të reflektojmë në zhvillimin e tregut të punës, pra duhet dakordim që të punohet në ligjin bazik për veteranët”, thotë Muja.