ARKATANA

Berisha thotë se nuk do ta votonte bashkimin me Kosovën pa bashkërendim me aleatët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sali Berisha ka folur mbi bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se për të ideali i bashkimit të këtyre dy shteteve është i përjetshëm, mirëpo ai është i parimit se bashkimi politik duhet të bëhet vetëm me bashkërendimin me partnerët që ndihmuan në pavarësinë e Kosovës.

“Ideali i bashkimit kombëtar të shqiptarëve është i përjetshëm sepse ai copëzim që është bërë është bazuar në racizëm etnik, fetar dhe në parimet më çnjerëzore. A munden shqiptarët sot të marrin veprime për bashkim kombëtar pa bashkërendimin e atyre që janë aksionerë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës? Unë jam njeri i parimit të partneritetit dhe një hap të tillë nuk do e ndërmerrja”, u shpreh ish kryeministri.

Mirëpo z. Berisha shtoi se Shqipëria dhe Kosova munden që tani të zbatojnë procedura të cilat do e bënin kufirin Shqipëri – Kosovë të papërfillshëm.

FIDANISHTJA

“Por, ka shumë procedura që të dy qeveritë të mund të ndërmarrin dhe të bëjnë që kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës të jetë i parëndësishëm”, tha z. Berisha.

Për konceptin e Shqipërisë së madhe, z. Berisha tha se është term i krijuar nga Serbia, për të mbuluar për përpjekjet e tyre për Serbinë e madhe.

“Termi Shqipëri e madhe është fabrikacion serb. Në periudhën e krizës lindore kur u krijua çështja shqiptare ata e mohonin kombin, mohonin edhe termin Shqipëri po nuk flisnin kurrë për Shqipëri të madhe. Askush nuk e mohonte se territoret shqiptare ishin ndarë në 4 vilajete sipas dëshirës së saj që këta të mos mund të krijonin një njësi autonome. Shqipëria e madhe është një fabrikacion i Beogradit për të mbuluar përpjekjet e tyre për Serbinë e madhe”, u shpreh z. Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.