FITORJA

Berisha thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Merrni pjesë në regjistrimin e popullsisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Serbi po kryhet procesi i regjistrimit të popullsisë, e në këtë aspekt kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë.

Duke folur jashtë Parlamentit të Shqipërisë, Berisha dënoi edhe ato që i konsideron si “politika të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të zvogëluar popullatën shqiptare”.

Uji Dea

“Një thirrje vëllazërore për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës por dhe gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin që po bën kjo republikë e cila po bën një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës”.

“Format e përdorura nga Vuçiq për të çregjistruar banorët e këtyre komunave janë unike në botë. Njëra prej të cilave ishte që mjaft që portieri të trokasë derën dhe mos i hapë kush derën, ajo familje çregjistrohej. Ky racizëm primitiv duhet të marrë vetëm një përgjigje, regjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në Republikën e Serbisë, Evropë, SHBA apo kudo, pranë vatrave të tyre familjare si banorë të komunave të Luginës së Preshevës. Aty ata kanë qenë ndër shekuj dhe aty do jenë”, deklaroi Berisha. /tvklan.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.