UBT

Berisha: Të ndalet dhuna dhe terrori në Kumanovë

/ 2 minuta lexim
HW

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh deputet i Partisë Demokratike, Salih Berisha në një postim në rrjetin e tij social “Facebook” ka bërë thirrje që të ndalet dhuna dhe terrori në Kumanovë.

Berisha ndër të tjerë është shprehur se dhuna në Maqedoni është krim i shëmtuar shtetëror ndaj popullsisë shqiptare.

Berisha gjithashtu ka shpreh ngushëllime familjarëve dhe viktimave të dhunës në Maqedoni.

Hidromorava

“Te ndalet dhuna dhe terrori shteteror ne Kumanove!
Te dashur miq, ne oret e para te mengjesit, njesi te blinduara te policise se Maqedonise kane vene papritmas ne shtetrrethim dhe sulmuar me arme automatike, mitroloza, granatahedhse nje lagje te Kumanoves qe banohet krejtesisht nga shqiptaret. Nderkohe qe autoritetet maqedonase nuk japin te dhena, mediat e ndryshme dhe deshmitar nga vendngjarja informojne per vrasje te disa civilve te pafajshem, femije 8 vjeç, gra, te moshuar dhe shume te tjere te plagosur, çka deshmon per krime te shemtuara shteterore ndaj popullesise civile shqiptare ne kete qytet.

Shkaqet e ketij sulmi policor te njesive te blinduara te policise se Maqedonise jane ende te paqarta. Natyrisht element delinkuent mund te kete dhe ne lagjen e sulmuar por asgje nuk perligj dhe nuk justifikon kurre terrorin vrasjet e njerezve te pafajshem.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave, denoj me ashpersine me te madhe kete terror shteteror te eger te autoriteteve maqedonase dhe kerkoj nderprerjen e menjehershme te dhunes dhe terrorit ne Kumanove si dhe vendosjen para ligjit te gjithe autoret, organizatoret e krimeve te shemtuara ndaj popullates shqiptare civile te Kumanoves. Ju bej thirrje qytetareve te Kumanoves te ruajne gjakftohtesine, te shmangin cdo provokim, akt tjeter destabilizues per qytetin e tyre! Sb” shkruan Berisha / Zëri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.