Berisha: Synojmë rezultat pozitiv ndaj Serbisë

Pas barazimit ndaj Danimarkës, Etrit Berisha pretë që Kombëtarja shqiptare të nxjerrë një rezultat pozitivë edhe ndaj Serbisë.
Kombëtarja shqiptare, nga dy ndeshjet e para në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, ka tubuar 4 pikë. Kuqezinjtë mposhtën Portugalinë, derisa barazuan me Danimarkën.
Portieri i ekipit kuqezi, Etrit Berisha, pretë që edhe në takimin e radhës ndaj Serbisë që do të zhvillohet m 14 tetor në Beograd, ta nxjerrin një rezultat pozitivë në Serbi.
“4 pikë nuk janë keq, por kemi mundur t’i kemi 6. Tani ne duhet të mendojmë për Serbinë, ku jemi fokusuar. Shpresojmë ta nxjerrim një rezultat të favorshëm”, deklaroi Berisha, i cili analizoi ndeshjen ndaj danezëve.
“Filluam lojën mjaftë mirë, patëm disa rast dhe menduam se gjithçka do të shkoj mirë. Kurse, në pjesën e dytë u tërhoqëm shumë dhe nuk mundëm të krijojmë raste.”, tha ai.
“Ne u munduam ta mbrojmë rezultatin, por nuk munda ta ndal topin. Mundohem që gjithë ta bëjë detyrën. Ne fund ata kishin rast të pastër, por fatmirësisht e ndala topin”, shtoi ai.