UBT

Berisha sulmon Bashën: Në 8 vite nuk ke bërë asgjë kundër regjimit të Ramës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi që ai thirri akuzoi liderin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën se në këto 8 vite nuk ka bërë asnjë kundër regjimit të Ramës.

Teksa kujtoi kohën kur Basha drejtonte bashkinë e Tiranës, Berisha tha se ai nuk lëvizi as një gjethe në protestën e fuqishme të Tiranës dhe nuk i vuri kufirin te thana Ramës.

ARKATANA

“Të dashur delegatë dhe delegatë, ne mblidhemi sot për të rithemeluar PD në një kohë kur me gjithë trashëgiminë tonë të shkëlqyer në historinë e shkuar pa mohuar gabimet dhe defektet ne erdhëm në vitin 21 të këtij shekulli para një alternative shumë të rëndë. partia që anëtarësoi Shqipërinë në NATO që u faktua lokomotivë e integrimit, që dha kontribute historike, në pavarësinë e Kosovës dhe lirinë e shqiptarëve, partia që hodhi bazat e ekonomisë së tregut dhe e projekteve të mëdha. Kjo pari arriti në vitin 2021 si një forcë politike e cila krijonte përshtypjen se ndodhej para alternativës ‘too be or not too be’, ‘të jesh apo mos të jesh’. Po pse ndodhi kjo? Në 2013-ën PD pas 8 vitesh në qeveri humbi zgjedhjet, njohu dhe realizoi rrotacionin e pushtetit. Kryetari i saj dha dorëheqje, ashtu siç i takon çdo kryetari partie kur humbjet zgjedhjet. Në krye të PD erdhi përfaqësuesi i një gjenerate të re, i cili në vend që të fuqizonte PD, bëri të kundërtën e saj. Lulzim Basha në 8 vite ;de facto u faktua vetë si një kallp opozitar. Ai nisi drejtimin e forcës, duke u përkulur para regjimit të Ramës. Dy vite pasi dorëzuam pushtetin, Edi Rama i bllokoi çdo projekt të madh të Bashkisë së Tiranës. I bllokoi Bulevardin, sistemin e lumit, vendosjen e tramvajit, sistemin multimodal. Të gjitha këto projekte të mbështetura fuqishmit nga qeveria e PD. Duke pasur një armatë demokratësh, duke disponuar bashkinë më të madhe të vendit, kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe në protestat e fuqishme të Tiranës, dhe t’i vinte Ramës kufirin te thana dhe të qëndronte i pamposhtur ndaj regjimit të tij.”, tha Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.