UBT

Berisha: Shtetësi për shqiptarët kudo në botë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar në Vlorë, ka deklaruar se do të japë shtetësinë shqiptare për shqiptarët kudo që ndodhen. Ai tha se ky është ligji i 100- vjetorit. Ai tha se ky ligj nuk bëhet me qëllime elektorale.

Kryeministri Sali Berisha është zhvendosur nga ndërtesa e Qeverisë në Tranë, për të mbajtur mbledhjen e këtij institucioni bashkë me kabinetin e tij, në Shtëpinë Muze në Vlorë, aty ku 100 vjet më parë Ismail Qemali mbajti mbledhjen e parë të kabinetit të drejtuar prej tij.

Mbledhja e parë e 100 vjetorit e shtetit shqiptar, sipas tij, meriton të mbahet në Vlorë.
“Qeveria e parë u zgjodh nga Kuvendi me propozim të Ismail Qemalit.Këtu u mblodh ajo që do të quhej pleqësia e do ishte e barabartë me një këshill shteti apo senat, si do shpreheshin aty përfaqësues të kuvendit. Qeveria e parë në historinë e shqiptarëve, pas vdekjes së Skënderbeut dhe rënies së Krujës me propozim të kryetarit të saj do zgjidhej nga Kuvendi ndonëse në mbledhjen e parë Kuvendi kishte autorizuar kryeministrin Ismail Qemali të zgjidhte qeverinë, por më 4 dhjetor në prani të 63 anëtarëve të kuvendit”, tha Berisha, duke iu drejtuar ministrave, shkruan TCH.

Mobi Casa

Më tej ai ka shprehur edhe një herë njëherë mirënjohjen për qytetarët dhe liderët botërorë të cilët morën pjesë në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, duke nënvizuar faktin se festa e 100 vjetorit, për nga madhështia dhe pjesëmarrja ishte e paprecedentë në historinë e kombit tonë.
“Një mirënjohje të thellë shkon për qytetarët e Vlorës dhe të Tiranës, të cilët me bujarinë e tyre, me atdhetarinë tyre, me mikpritjen e shndërruan 28 Nëntorin, 100-vjetorin e pavarësisë në festën më të bukur, më të madhe. Kurrë ndonjëherë në historinë e vendit Tirana dhe Vlora nuk kanë pasur një prani kaq gjigante qytetarësh të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare sa në datën 28 nëntor. Por mirënjohja e thellë u shkon të gjithë miqve nga mbarë bota që nderuan Shqipërinë në 100-vjetorin e pavarësisë”, u shpreh kryeministri.

Berisha vlerësoi festimet për 28 Nëntorin, duke falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë ditë të shënuar të historisë së shtetit shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.