Berisha: Shpresoj që ky të jetë një sezon i mirë për mua

Valon Berisha shpreson ta ketë një sezon pozitiv dhe pa lëndime me Lazion. Ylli kosovar mezi e pret fillimin e sezonit të ri në Serie A

Valon Berisha e ka lënë prapa krahëve lëndimin dhe po shikon përpara, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar e ka dhënë një intervistë për “Lazio Style Channel” para fillimit të sezonit të ri, ndërsa i ka zbuluar synimet dhe ambiciet e tij, duke shpresuar që të ketë më pak lëndimi në sezonin e dytë me Biancocelesti.

“Ne kemi ushtruar mirë në Marienfeld. E kemi mbyllur fazën përgatitore në mënyrën më të mirë, është e rëndësishme për mendjen: tash i kemi përpara dy ditë pushim”, ka thënë fillimisht futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji.

“Jam i lumtur këtu, kam qenë jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj, kam luajtur 45 minuta kundër Al-Shabab dhe 15 minuta sot. Për mua është e rëndësishme të kem minuta, shpresoj që ky do të jetë një sezon pozitiv për mua. Kompeticioni i kampionatit më ndihmon, çdokush dëshiron të luajë”, nënvizoi tutje përfaqësuesi kosovar.

“E kam zhvilluar një mini-ndeshje në Marienfeld dhe për mua ky është një element i vlerësimit. Duke fituar në Sampdoria dhe më pas në derbi do të ishte e çmuar për secilin prej nesh, për ekipin, klubin dhe tifozët”, përfundoi Berisha. /Gazeta Express

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).