Berisha shpallet lojtar i muajit janar
Besart Berisha është shpallur lojtar i muajit janar në Australi.
Sulmuesi shqiptar ka realizuar pesë gola në pesë ndeshja dhe kjo i ka ndihmuar atij që të fitojë çmimin e lojtarit të muajit me ekipin e tij Melbourne Victory.
Besart Berisha ka shënuar deri më tani 14 gola dhe është në pozitën e dytë në ranglistën e top-shënuesve.
Sulmuesi që dikur ishte pjesë e Shqipërisë, është refuzuar nga Gianni de Biasi për të qenë pjesë e Kampionatit Evropian. /Telegrafi/


