Berisha shënon gol për Salzburgun

Pas shkëlqimit të Cikalleshit, Sadikut e Florian Kamberit, edhe Valon Berisha ka shkëlqyer për Red Bull Salzburgun.
Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka shënuar gol për ekipin e tij në fitoren prej 2:1 ndaj Admiran
Berisha e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 50-të, që njëherit ishte goli i dytë në kampionat. Skuadra e Berishës, pas javës së 21-të i prinë tabelës me 40 pikë të grumbulluara. /Express/