RCCOLA

Berisha shënon gol në fitoren e Melbournes

/ 1 minutë lexim

Besart Berisha ka vazhduar me formë të mirë edhe në xhiron e shtatë të A-League, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës realizoi një gol në fitoren e klubit të tij Melbroune Victory 2 me 0 kundër Perth Glory. Berisha shënoi në minutën e 56-të, pasi mori një asist të bukur në zonë nga Broxham.

Mobi Casa

Golin e dytë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Williams në minutën e 67-të. Për, sulmuesin kosovar ky ishte goli i tretë, ndërsa skuadra e tij tani grumbullon shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë./IndeksOnline/