Berisha shënon dhe mposhtë ish-skuadrën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Besart Berisha ka vazhduar shkëlqimin në futbollin australian.Ylli shqiptar ka qenë vendimtar në ndeshjen mes Brisbane Roar dhe Melbourne Victory ku shënoi fitore 1-2, transmeton Telegrafi.

Ishte ndeshje emocionuese kjo për Berishën pasi u rikthye në stadiumin ku morri famën më të madhe dhe arriti të shënoj gol kundër ish-ekipit të tij.

Mobi Casa

Berisha shënoi golin e dytë në këtë takim, pasi morri një top të mirë nga një bashkëlojtar i tij, ndali topin me gjoks dhe shënoi lehtësisht përball portierit vendas.

Ky ishte goli i 12-të për Besartin në kampionatin australian, ndërsa me këtë fitore Melbourne Victory ngjitet në pozitën e parë në tabelë me 47 pikë të tubuara, tri më shumë se përcjellësit e saj Sydney dhe Perth Glory. /Telegrafi/