Berisha shënon dhe asiston
Besart Berisha vazhdon të shënoj në Australi duke i dhënë skuadrës së tij fitoren dhe gjysmëfinalen e Kupës.Sulmuesi shqiptar ka realizuar sot në fitoren që ekipi i tij Melburne Victory arriti të fitojë si mysafirë i Hume City me rezultat 3-0.
Berisha i dha avantazhin ekipit të tij në minutën e 41’ duke kthyer në gol një 11 metërsh.
Me golin e Berishës, Melburne e mbylli pjesën e parë në avantazh.
Në pjesën e dytë Melburne ishte sërish kërkues dhe në fundin e ndeshjes realizon edhe dy gola të tjerë.
Në minutën e 89-të, Barbarouses dyfishon rezultatin suke realizuar pas një asisit nga Berisha dhe në minutën e 5-të shtesë, Geria shënon golin e tretë duke vulosur përfundimisht takimin në shifrat 3-0. / Telegrafi/

