Berisha: S’e kam vendosur ende se çfarë do bëj nëse humb zgjedhjet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kreu i mazhorancës, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për agjencinë informative më të madhe kombëtare të Austrisë, APA. Kryeministri ka folur për zgjedhjet e 23 qershorit, dhe atë se, çfarë mund të ndodhë pas kësaj dite.

“Jam i sigurt për fitoren. Por, sigurisht që do të pranoj verdiktin e popullit tim”, iu përgjigj Berisha gazetarit Martin Richter. (Deri tani vullnetin e sovranit e ka pranuar vetëm në rastin e referendumit për Kushtetutën në vitin 1994).

RCCOLA

Më pas vjen pyetja: Nëse fitoni do të jeni Kryeministër, po nëse humbni? Do të jeni sërish lider i opozitës? “Unë jam një njeri plot energji. Kam shumë opsione, nuk e kanë vendosur ende. Po pres verdiktin e popullit tim”, u shpreh kreu i PD-së.

Lidhur me sistemin zgjedhor, për të cilin ra dakord me Ramën në vitin 2008, Berisha thotë se qarqet janë të përfaqësuara në mënyrë më të balancuar në parlament por, “ajo që mungon është një bonus për fituesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojë një shumicë të qartë”.