GRANDEMALL

Berisha: Rugova, Skënderbeu i dytë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndër të tjera, është ndalur edhe për të nderuar figurën e Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai tha se në vitin 2006 u nda nga jeta, “në vlerësimin tim, personaliteti më i shquar i kombit shqiptar që nga koha e Skënderbeut e deri më sot, Presidenti Ibrahim Rugova”.

“Sa herë t’i rikthehemi ne historisë së kombit, ta shqyrtojmë dhe ta lexojmë atë, nuk do mund të gjejmë vlerësim tjetër për Presidentin Rugova si një Mahatma Grandhi i shqiptarëve dhe jo vetëm i tyre, i Ballkanit dhe jo vetëm i tij, por edhe i Evropës, i cili me forcën e ideve, me besimin e pathyeshëm te çështja që mbrojti u bë arkitekti i pavarësisë”, ka theksuar i pari i qeverisë shqiptare.

FIDANISHTJA

Rugova, sipas Berishës, çështjen e të drejtës së shqiptarëve të Kosovës, e shndërroi në një çështje mbarëkombëtare, çështje perëndimore, çështje të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve amerikanë.

Berisha kujtoi si Presidenti Rugova themeloi partinë e parë antikomuniste në Ballkanin e diktaturave, duke krijuar kështu pushtetin paralel të shqiptarëve, si kundërshtim i pushtetit barbar të Sllobodan Millosheviqit.

“Natyrisht, projekti i tij nuk mund të realizohej pa luftën e vendosur, heroike, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të saj, si dhe bombardimet ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Kontributi i Presidentit Rugova është i jashtëzakonshëm në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës së pavarur. Ndaj dhe e gjykova që në këtë datë të ndarjes së tij nga ne të shpreh edhe një herë mirënjohjen më të thellë ndaj tij, të shprehem se kam pasur fat të madh, sepse ai ishte burri i shtetit me të cilin unë kam pasur takimet më të shpeshta dhe më të ngushta, të shpreh bindjen se shqiptarët do të vlerësojnë gjithnjë e më shumë veprën e tij të ndritur”, u shpreh Berisha, duke theksuar me bindjen më të madhe, se “nga koha e Skënderbeut e deri më sot, ai ishte Skënderbeu i dytë, që kishte për shpatë idetë dhe që idetë e tij u shndërruan në realitet, para së gjithash, për besimin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e tij ndaj tyre”. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.