UBT

Berisha: Rugova, një nga tre gjenitë e kombit shqiptar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur rreth takimit të tij me ish-presidentin amerikan George Bush në vitin 2007 në Tiranë.

Berisha ka theksuar se ai takim ka qenë takim historik, dhe se gjatë atij takimi është folur për pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti Bush ka pasur përpjekje të mëdha për pavarësinë e Kosovës. Ai erdhi në zyrën time dhe më tha: “e dua mendimin tënd për Kosovën”. Ai më tregoi edhe për një takim në Gjermani kur e kishte pyetur tri herë radhazi Vladimr Putinin se çfarë mendonte ai për pavarësinë e Kosovës dhe ai nuk i ishte përgjigjur, ndërkaq Bush i kishte thënë se unë jam për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Berisha, në një intervistë për RTK.

Ai ka shtuar se Bush i kishte thënë se: “kur thua ti të shpallet pavarësia e Kosovës”, ndërkaq Berisha iu kishte përgjigjur “ Merru ti me pjesën tënde, se me tjetrën merrem unë”.

Ai po ashtu ka shtuar se Maqedonia kishte thënë se në rast se do të bëhej Kosova e pavarur do të destabilizoheshin.

United Hospital

“E unë ju kisha quar thirrje se në rast se ju deklaroni një gjë të tillë unë do tu bëjë thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër jush”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur për ish-Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe raportet me të. Ai thotë se në vlerësimin e tij, Rugova është një nga tre gjenitë shqiptarë.

‘Ibrahim Rugova është në vlerësimin tim një nga tre gjenitë e kombit shqiptarë, Ismail Kadare në letërsi, në humanizëm Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova në politikë”, tha Berisha.

Në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në RTK, Berisha ka treguar detaje nga raportet me Rugovën.

‘Me Presidentin Rugova ne bashkërendonim në tërësi qëllimet dhe bashkëveprimet. Kemi komunikuar në takime dhe me njerëz që vinin e shkonin. Jo me telefonata”, tha Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.