UBT

Berisha rikthehet si titullar te Atalanta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Etrit Berisha është portieri titullar i Atalantës dhe për këtë nuk ka asnjë lloj dyshimi.

Ndonëse gardiani kuqezi ka kaluar një operacion dhe në teori nuk është në gjendjen më të mirë fizike, për trajnerin e Atalantës, Giampiero Gasperini, nuk ka dyshime se shqiptari ka prioritet për të zbritur në fushën e lojës.

Prej më shumë se një muaji, Berisha ka qëndruar pushim për shkak të dëmtimit, por Gasperini konfirmon se ai do të jetë mes shtyllave për një javë shumë impenjative në të cilën skuadra e tij do të luajë brenda pak ditësh në kampionat me Kievon e Lacion, ndërsa në mes ka një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Eco Higjiena

“Ekziston objektivi për të aktivizuar Berishën dhe Konko mund të luajë në mesfushë. Janë dy lojtarë të cilët janë rikuperuar përfundimisht”, tha ai, duke i dhënë fund çdo diskutimi për rolin e portierit shqiptar në skuadrën e tij.

E vetmja çështje që duhet zgjidhur është ajo e transferimit përfundimtar të Berishës te Atalanta, e cila ka ndër mend ta bëjë atë portierin e të ardhmes duke e shkëputur nga Lacio.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.