ARKATANA

Berisha refuzon të jetë zëvendësues i portierit serb, Torino e përjashton

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Portieri serb, Vanja Milinkoviq-Saviq, këtë sezon është i preferuari i trajnerit Ivan Juriq. Kjo ka bërë që portieri kosovar, Etrit Berisha, kohëve të fundit të përfundojë në bankën rezervë.

Por, përfaqësuesi shqiptar nuk e ka pranuar këtë rol dhe me këtë rast është përjashtuar nga ekipi. Prishtinasi po ushtron i vetëm dhe përkundër dëshirës, nuk mundi të gjente angazhim diku tjetër gjatë janarit, pavarësisht se u përmend Galatasaray si opsion.

E trajneri Ivan Juriq, i cili në edicionin e kaluar i besoi pa asnjë dyshim Etrit Berishës, tash ia ka kthyer shpinën atij.“Në sezonin e kaluar, Berisha e ka dhënë një kontribut të madh, por tash po has në vështirësi për ta pranuar këtë situatë. Ai stërvitej keq dhe kjo është një gjë e dëmshme. Kush nuk ushtron mirë dhe si duhet, do të qëndrojë jashtë ekipit. Preferoj më shumë që me ekipin të ushtrojë Gemello, i cili do të jetë portieri i dytë”, deklaroi trajneri Juriq për mediet italiane.

United Hospital

Berisha nuk është ftuar që nga ndeshja e humbur nga Spezia, më 15 janar, ndërsa nuk ishte futur asnjëherë në lojë në ndeshjet paraprake deri në atë datë. Herën e fundit, Berisha kishte qenë titullar në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar kundër Romës më 20 maj. Sidoqoftë, trajneri Juriq tash e preferon më shumë portierin serb, Milinkoviq-Saviq, shkruan “Gazeta Express”.

Gjatë verës, ish-portieri i Lazios dhe Atalantës do të largohet gjithsesi nga Torino, ku luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Mërgim Vojvoda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.