FIDANISHTJA

Berisha refuzon Kombëtaren shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Besart Berisha nuk do të luajë për Kombëtaren shqiptare në eliminatoret për Euro 2016. Sulmuesi kosovar ka refuzuar ekipi kuqezi për shkak të largësisë.

Kombëtarja shqiptare kishte më shumë se kurrë nevojë për një sulmuesi si Besart Berisha. Mirëpo, sulmuesi kosovar nuk do të luajë për Kombëtaren shqiptare në eliminatoret për Euro 2016, për shkak të largësisë.

Duke llogaritur udhëtimin e gjatë mbi 16 orësh, lodhjen e madhe fizike, që do ta kushtëzonte në të dyja drejtimet, me kombëtaren dhe me klubin, Besart Berisha ka kthyer përgjigje negative.

Mobi Casa

“Pas ftesës së bërë nga ana jonë dhe një reflektimi të gjatë, Berisha ka vendosur të mos luajë për Kombëtaren, pasi është tepër larg dhe ardhja e tij është shumë problematike”, ka deklaruar De Biasi.

Por, sulmuesi i ri i Melbourne Victorys nuk ia ka mbyllur derën Shqipërisë përfundimisht. Ish anëtari i Brisbanes e ka lënë të hapur mundësin që të luaj me ekipin kuqezi.

“I duhet të udhëtojë nga Australia në Shqipëri, apo në vendet ku ne duhet të luajmë. Por, ai nuk është se ka mbyllur përfundimisht gjithçka, pasi na e ka lënë të hapur bashkëpunimin. Nëse vitin tjetër do të ketë mundësinë të luajë në Europë, ai do të na bashkohet”, theksoi strategu italian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.