Berisha realizon dy supergola në Norvegji
Veton Berisha ka realizuar sot dy gola për Vikingun. Sulmuesi kosovar, Veton Berisha, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në fanellën e Vikingut sot.
Ai ka arritur të realizojë dy gola në fitoren 3:1 që skuadra e tij e shënoi kundër Sarpsborg 08.
Vetoni shënoi golin e parë në minutën 36’ për 1:0 dhe golin përfundimtar të sfidës në minutën 58’


