RCCOLA

Berisha quhet kryeministër i shqiptarëve, flet për bashkim

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në manifestimin në Shkup u quajt prej nikoqirëve kryeministri i shqiptarëve.

Fjalimin e tij e filloi duke i përmendur trevat ku ka shqiptarë por përmendi edhe Shqipërinë Etnike pasi të pranishmit brohoritën njëjtë.

Ai më pas ka folur për bashkim kombëtar. “Do të punojmë çdo ditë, çdo orë, çdo minutë Ju bëj thirrje fqinjëve tanë që të kuptoni drejt bashkimin e shqiptarëve” ka thënë ai.

“Dua të nderoj flamurin e e Skenderbeut” ka thënë kryeministri Berisha. Ai ka përmendur edhe emra të dëshmorëve shqiptarë të Maqedonisë.
Ai nderoi UÇK-në dhe UÇPMB-në.

Brohoritjet me emrin e tij, nuk u ndaluan disa minuta.
E derisa në sallën nuk ndaleshin të pranishmit duke e thirrur emrin e Sali Berishës, udhëheqësit tonë Hashim Thaçi,Behgjet Pacolli e Hajredin Kuçi dukeshin të shpërqendruar.

“Liria kombëtare është një dhe e pandarë prandaj ne përkulemi para betejave të Kosovës.
Ky është 100 vjetori i besimit tonë, i vizionit tonë në bashkim europian, i punës drejt bashkimit kombëtar” ka thënë Berisha.

UBT

Ai e ka mbyllur fjalimin me urime. “Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti e bekoftë flamurin shqiptar!” ka thënë kryeministri Berisha

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në manifestimin qendror për 100 vjetorin të shtetit shqiptarë në Shkup ka kujtuar bashkëluftëtarët e tij nga Maqedonia të cilët vdiqën për lirinë e Kosovës.

Pastaj Thaçi është ndalur edhe në luftën e ushtrisë çlirimtare të Kosovës të cilën e ka quajtur mrekulli të të gjithë popullit shqiptarë.

Kryeministri Thaçi u ka premtuar shqiptarëve të Maqedonisë se shteti i Kosovës gjithmonë do të jetë mbrojtësi i të drejtave të tyre.

Shkupi është mbuluar nga flamujt kuq e zi dhe se mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat etnike po festojnë 100 vjetorin e pavarësisë.

Dy kryeministrat, Sali Berisha i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi i Kosovës të shoqëruar edhe nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSI-së Ilir Meta, me herët vendosen kurora lulesh para përmendores së Hasan Prishtinës në nderim të veprës të këtij atdhetari të madh kombëtar. Berisha dhe Thaçi para përmendores së Hasan Prishtinës u pritën nga mijëra qytetarë./Indeksonline/