KKVITI

Berisha: Qosja, fosile e botës së vjetër me mendime të mykura

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri Berisha e quajti akademikun Rexhep Qosja “fosile e botës së vjetër sa i takon anës parimore” ndërsa koalicionin e majtë grumbullim i bijve të etërve të bllokut të grupuar dhe struktur në një betejë të përhrshme kundër realitetit të sotëm shqiptar.

Fundamenti

“Në prani të një grupi pak a shumë liberal hapet çështja: Sali Berisha e Enver Hoxha, dhe ky bashkë me avokatin mahnitën të pranishmit se Enver Hoxha bëri shtet, këtë pikëpamje. Këtë tezë e përhap dhe Qosja që është një fosile e botës së vjetër sa i takon anës parimore. Vdekja vjen prej syve të tillë, është kryevepër , por mendimet e tjera i ka nga më të mykurat. Ai hapi tezën se Enveri bëri shtet dhe në darkë, kur e pyetën avokatin i thonë po mirë ti i bëre kaq vite burg, më tha më futi por me ligj. Pse i them këtu: bijtë e etërve të bllokut janë grupuar, strukturuar në një betejë të përorshme kundër realitetit të sotëm shqiptar. Shkonte dje në Vlorë cfarë u thoshte , u bëtë si në kohën e selam Musait, Berisha ju ka izoluar ju. Nëse ka ndonjë një rreth që ka qenë në krye, Vlora ishte, se e meriton dhe ky njeriu u thotë se jenu bërë si kohën e Selam Musait”. tha Berisha nga Durrësi ku ndodhet për të zhvilluar një bashkëbisedim me punonjëse dhe menaxhere të angazhuara në biznes./Indeksonline/