Uji Dea

Berisha: QKMF- ofron shërbime dhe nuk keqpërdor fatkeqësinë e njerëzve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të QKMF-së, Fejzullah Berisha, ka reaguar ndaj akuzave të pabaza të opozitës në Gjilan.

Në reagim thuhet: “Meqenëse marrja e pushtetit me votën e lirë nuk është kuptuar nga zyrtarët e LDK-së si privilegj, por si përgjegjësi e madhe karshi nevojave të qytetarëve, edhe reagimi i ynë në shkrimet e disa përfaqësuesve opozitar ofron fakte për të vërtetën ndryshe.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, përpos shërbimeve tjera, ofron edhe shërbimin e transportit për pacientët që i nënshtrohen dializës në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Numri i pacientëve që marrin këtë shërbim të transportit është 23 (njëzet e tre), dy e tri herë në javë.

Këta pacientë, transportohen pa marrë parasysh vendin se ku jetojnë si: nga Bresalci(1), Pogragja(1), Malisheva(2), Përlepnica(1), Shillova (1 i nacionalitetit serb) dhe nga pjesët e tjera të qytetit deri në Spital dhe anasjelltas.

Ky shërbim bëhet me automjetin zyrtar që ka 9 (nëntë) ulëse, e assesi me autoambulancë të Ndihmës së Shpejt. Asnjëherë deri më tash nuk kemi pasur ankesa nga pacientët në dializë dhe nga stafi profesional i Spitalit Rajonal se ‘për shkak të transportit ata nuk kanë marrë shërbimin e dializës’.

UBT

Akuzave, që automjetet po shfrytëzohen për ‘endje poshtë e lartë për qejfe’, ne ju përgjigjemi me gjuhën e argumenteve. Harxhimet e derivateve të naftës në periudhën Janar-Tetor 2014 janë 10.591.59 euro në krahasim me periudhën Janar-Tetor 2013 që është 11.121.35 euro. Pra, del që përkundër rritjes pakrahasimisht të madhe të angazhimit rreth vënies në binarë të disiplinës dhe mbikëqyrjes së renovimeve, në pothuajse të gjitha qendrat (për rreth tre muaj ), kemi kursyer 529.76 euro.

Meqenëse akuzohem direkt për mosmenaxhim efikas të automjeteve, po ua japim krahasimin. Që nga ardhja ime në krye të QKMF-së në muajin maj të këtij viti, deri në fund të tetorit janë harxhuar për naftë 1603.2 euro më pak se në periudhën maj-tetor të vitit 2013 kur me QKMF-në ka menaxhuar ish-pushteti.

Fakti i zvogëlimit të shpenzimeve flet se menaxhmenti i QKMF-së me seriozitet angazhohet në ofrimin e shërbimeve shëndetësore me efikasitet të lartë, dhe se automjetet po shfrytëzohen për nevoja ekskluzivisht të pacientëve dhe në ngritje të përgatitjes dhe performancës profesionale të personelit shëndetësorë.

Prandaj, keqpërdorimi i të sëmurëve me nevoja të ndryshme për shërbime shëndetësore, për përfitime politike dhe promovim mediatik është jashtë asaj për çka ne jemi të interesuar të bëjmë në shërbim të qytetarëve ka thënë Fejzullah Berisha, u.d. i Drejtorit të QKMF-së./rajonipress/