RCCOLA

Berisha prish pushimet për t’u përgatitur për Serie A

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Prishtinë – Skuadra e Kalmarit deri më 3 janar të vitit të ardhshëm u ka dhënë pushim stafit dhe lojtarëve. Por, ai që e ka prishur pushim për t’u përgatitur sa më shumë është portieri i ekipit suedez, kosovari Etrit Berisha.

Madje Berisha pushimin ia prishi edhe trajnerit të portierëve të klubit suedez.

RCCOLA

Berisha pushimin e ka shfrytëzuar vetëm katër ditë, kur qëndroi në Kosovë sa për të parë të afërmit e tij.

Ai në fundjavën e shkuar është kthyer në Suedi, me qëllimin që të jetë i gatshëm për skuadrën që do ta vazhdojë karrierën, pasi në Kalmar ka kohë që ka thënë se nuk do të qëndrojë.(koha)