Hidromorava

Berisha: Planifikimet e Kadastrit janë tejkaluar

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka bërë punë të shumta në shërbim të qytetarëve përmes produkteve të saja, duke tejkaluar të gjitha planifikimet e bëra, si dhe duke shënuar rritje të të hyrave nga shërbimet që kryen.

Kështu ka njoftuar në një konferencë për media, drejtori, Sadudin Berisha, i cili ka thënë se ky vit kadastrin e pret me punë edhe më të shumta, duke përfshirë rregullimet e marrëdhënieve pronësore – juridike, matjeve dhe incizimeve të gjendjes në terren për interes publik, si dhe punë të cilat kanë të bëjnë me evidentimin dhe plotësimin e të dhënave të sakta të pronarëve faktik e juridik dhe pronës së tyre, përgatitja e dokumenteve për shpronësim dhe aktivitete të tjera të rëndësishme.

“Gjatë vitit 2015 sipas vendimeve përfundimtare për nevoja të shpronësimit janë paguar mbi 360 mijë euro.

“Për nevojat e shpronësimit, gjatë vitit 2015 janë shpenzuar mbi 360 mijë euro, kurse në procedurë për hapje të rrugëve për këtë vit, sipas planeve rregulluese janë, rrugët në zonës “Fidanishte”, “Kampi Montith” dhe “Livadhet e Arapit”, me mbi 31 hektarë apo 1185 parcela kadastrale. Kjo drejtori ka bartur në emër të Komunës pesë parcela të cilat me deklaratë I janë falur Komunës për interes të ndërtimit të rrugëve publike”, ka thënë drejtori Berisha.

ARKATANA

Ai ka potencuar edhe punën që është bërë në rindërtimin e të dhënave kadastrale dhe të matjeve për projekte zhvillimore si përgatitjen e të dhënave në lagjen “Dardania”, përpunimin e shënimeve në rrugën Gjilan –rruga qarkore – Prishtinë, analizën e të dhënave në lagjen “Dheu i Bardhë”, korrigjimin e të dhënave në “Soliter” dhe dhjetëra shënime të zonave të ndryshme kadastrale.

“Jemi të vendosur që të bëjmë incizimin e gjendjes në gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit. Vetëm në vitin 2015 janë kryer matjet në 16 zona kadastrale dhe do të vazhdoj edhe në zonat tjera kadastrale”, ka thënë ai duke potencuar se puna nuk do të ndalet në asnjë moment.

“Të hyrat tejkalojnë planifikimin e drejtorisë për vitin 2015. Në drejtorinë tonë gjatë kryerjes së punëve janë krijuar të hyra prej më shumë se 180 mijë euro”, tha ai duke potencuar se angazhimi dhe puna që bëhet në këtë drejtori është e kënaqshme dhe transparente. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.