ARKATANA

Berisha: Përgatitjet për Evropianin e ardhshëm, fillojnë që në sfidën ndaj Turqisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në mungesë të Ansi Agollit, shiritin e kapitenit në krah në sfidën miqësore të kësaj të hëne ndaj Turqisë në Antalya, do ta mbajë Etrit Berisha.

Portieri i kombëtares shqiptare ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Christian Panucci.

Për titullarin e portës së Atalantas, ndeshja ndaj Turqisë nuk është thjeshtë një miqësore, pasi sipas tij, në këtë sfidë Shqipëria nis eliminatoret për Evropianin e ardhshëm.

“Jemi të kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë. Kemi pasur një javë kohë për ta përgatitur sfidën me Turqinë”.

“Prurjet e reja kanë sjellë gjithmonë freski në ekipin kombëtar. Kemi punuar në çdo aspekt për t’u paraqitur sa më mirë në këtë ndeshje. Për ne kualifikueset e Kampionatit të ardhshëm Evropian fillojnë që në sfidën ndaj Turqisë”.

Mobi Casa

“Duhet të bëjmë një figurë sa më të mirë në këtë ndeshje që të krijojmë edhe atë vetëbesimin që do të na shërbejë për të ardhmen”, ka thënë Berisha, citon SuperSport.

Ai nuk ia ka frikën asnjë kundërshtari te Turqia, por është më shumë i fokusuar te loja që do të zhvillojnë kuqezinjtë në Antalya.

“Kam vënë re që te përfaqësuesja e Turqisë kanë ardhur disa emra të rinj, kanë edhe lojtarë të rinj që kanë kualitet”.

“Mendoj që janë edhe ata në një lloj tranzicioni, por për ne është shumë e rëndësishme që të luajmë sa më mirë. Nuk i druhem ndonjë kundërshtari në veçanti, ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë të mendojmë për veten dhe kaq”, është shprehur gardiani i portës kuqezi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.