Uji Dea

Berisha: Performanca e këshilltarëve të LDK-së në Asamble është e përgjegjshme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sadudin Berisha nënkryetar i LDK-së thotë për rajonipress se është befasuar me vlerësimin e Avni Rudakut të Vetëvendosjes rreth akuzave që ka bërë në adresë të këshilltarëve komunal të opozitës. Unë mendoj se performanca e këshilltarëve të LDK-së në Asamble është shumë e përgjegjshme dhe profesionale thotë ai.

Nënkryetari i LDK-së në Gjilan Sadudin Berisha njëherit edhe këshilltar komunal në Asamblenë Komunale duke komentuar deklaratat e Avni Rudakut të Vetëvendosjes (VV) se përbërja e këshilltarëve komunal është e dobët , shprehet me habi se si jep vlerësime paushallë dhe të paqëndrueshme. “Kjo të paktën nuk do të duhet të vlente për këshilltarët e LDK-së të cilët janë shumë aktiv, janë të përgjegjshëm dhe tejet profesional” shprehet Berisha.

Avni Rudaku nga VV kishte deklaruar për rajonipress se Asambleja Komunale ka qenë larg interesave të qytetarëve të saj kurse për opozitën ka thënë se është transformuar dhe është bërë njësh me pozitën, thuajse që nga fillimi. “Duke e monitoruar ne si subjekt politik Kuvendin Komunal, jemi shumë të shqetësuar me nivelin aq të dobët të përfaqësimit, temave, vendimeve, projekteve dhe nivelit të diskutimit nga kjo garniturë e sotme e këshilltarëve komunalë” pat deklaruar Rudaku.

Berisha ndërkaq mendon se është e padrejtë që këshilltarët e opozitës e në këtë rast ata të LDK-së të barazohen me këshilltarët e partisë në pushtet. Berisha tha se performanca e këshilltarëve të LDK-së është tejet pozitive sepse këshilltarët e saj në të gjitha seancat kanë kundërshtuar vendimet e paligjshme, kanë ngritur zërin kundër vendimeve të njëanshme dhe kanë qenë në ballë të detyrës.

Fundamenti

“Niveli i këshilltarëve të LDK-së është larg atyre të pushtetarëve dhe këtë e kemi dëshmuar me veprimin dhe reagimin tonë konstruktiv edhe pse shpesh jemi anashkaluar dhe kemi qenë të kufizuar për të folur sa e si duhet në Asamble “ tha Berisha.

Berisha tha se disa herë kanë kërkuar që të bëhen publike – transparente seancat e Asamblesë dhe kjo nuk po ndodhë. “Ne do i japim edhe një ultimatum të fundit udhëheqjes së Asamblesë Komunale, për të qenë më të hapur ndaj publikut”.

Berisha tha se ka vërejtje të shumta në kryesuesin e Kuvendit Komunal. “Izmi Zeka nuk dinë të udhëheq me Asamblenë Komunale sepse me diskutime të gjata po e dhunon Kuvendin “ tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.