Mobi Casa

Berisha: Pas arrestimit të Thaçit qëndron trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron trinomi Kremlin-Beograd-Tiranë.

Në fjalën e tij në kuvend pas përplasjes me Kryeministrin Edi Rama, Berisha u shpreh se kur “kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi i dekonfiruar (Rama) dhe i shndërruar në një pacient të pakururar shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantë në Paris. Shiste ikona të vjedhura, e ka thënë Fatos Nano, është deklaratë e tij”.

Hidromorava

“Përsa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, dua t’ju them sot të vërtetën. Në procesin e arrestimit të Hashim Thaçit qëndron një trinom Kremlin-Beograd-Tiranë. Ky (Edi Rama) e mori dhe e futi Hashim Thaçin në spiralet e ndryshimit të kufijve në Ballkan”, tha Berisha.

“Ky e mori Hashim Thaçin të shtrëngonte duart me Putinin, bashkë me Ymerët dhe Klosët e tij. Janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama, në një spirale futi udhëheqjen politike të Kosovës, e cila në mënyrë absolute ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Ky që do të bëhet tani patriot bashkë me Baton Haxhiun janë dy promotorët e arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Këta ndërmorën fushatën, për anulimin e asgjësimit të Gjykatës Ndërkombëtare, gjë e cila tregonte indirekt se po përpiqej për të fshehur fajësitë që nuk ekzistonin”, shtoi Berisha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.