Fundamenti

Berisha: Parimisht dakord për “prefiksin e Kosovës”

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Sali Berisha shpreh rezerva për pjesën teknike të realizimit të rezolutës së Parlamentit të Kosovës, që i kërkon qeverisë së Prishtinës të marrë vendimin për zëvendësimin e kodeve aktuale telefonike të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Në këtë rast kreu i Qeverisë shqiptare bie dakord vetëm në parim, ndërkohë që mendimin përfundimtar do ta thotë vetëm pasi të konsultohet me ekspertët. Duke folur për komunikimin kibernetik dhe telefoninë në krah të Hamadoun Touré, Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, Berisha vuri në dukje se në parim nisma i duket e shkëlqyer, por për detajet e saj do të konsultohet me ekspertët. “Në parim jam plotësisht dakord. Është ide e shkëlqyer, por do të ishte mendimi im përfundimtar pasi të konsultohesha me ekspertët e fushës dhe ekspertët e financave, se në rast se, në rrafshin financiar, Kosovës i krijon ndonjë shmangie kjo gjë, natyrisht do duhet të studiohet më gjerësisht”, – deklaroi Berisha.

Pikërisht një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën që unifikon prefiksin +355 për të dy vendet, Kryeministri Berisha shprehet se kjo nismë duhej studiuar më gjerësisht, ndërkohë që z.Tore bëri të qartë se Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e njeh këtë prefiks edhe për Kosovën. Madje, ai theksoi se dy shtetet duhet të bëjnë kujdes me menaxhimin e problemeve teknike që do të lindin në prapaskenë, raporton balkanweb.

FIDANISHTJA

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacionin, Hamadoun Toure, i cili ndodhet në Tiranë për të diskutuar me Qeverinë shqiptare për zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe shtrirjes së internetit me bazë të gjerë, ishte edhe më pak shpresëdhënës për përdorimin e prefiksit të Shqipërisë nga Kosova. “Kodet e telefonisë së shteteve përcaktohen nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit dhe do jetë një precedent vërtet serioz nëse Parlamenti vetë vendos nga ana e vet. Kur një vend njihet nga Kombet e Bashkuara, atëherë ne ia vendosim kodin këtij vendi. Përdorimi i kodit të një vendi tjetër do të krijojë shumë probleme teknike, sepse vetëm tani janë 6 bilion telefona celularë dhe secili nga ato është unik. Kemi një rregull mjaft të qartë në këtë drejtim dhe unë do t’i këshilloja të gjithë palët të punonin në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim”, – deklaroi Hamadoun Touré.

Sipas tij do të ishte një precedent shumë serioz nëse një Parlament vendos të përdorë një kod për vendin e tij. “Ne i caktojmë kodet të bazuar në vendimet e Kombeve të Bashkuara. Kur një vend njihet nga Kombet e Bashkuara, ne menjëherë caktojmë një kod për vendin, siç bëme me Sudanin Jugor vetëm dy orë pasi u publikua deklarata nga OKB-ja. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë, nëse një vendim i tille do të merret për Kosovën nga Kombet e Bashkuara. Ka mbi 6 miliard telefona celularë në botë dhe secili prej tyre është unik, prandaj, mendoj që përdorimi i një kodi nga një vend tjetër do të krijojë shumë probleme teknike”, – tha Toure.

Në unanimitet të plotë Kuvendi i Kosovës vendosi të enjten e kaluar të përdorë prefiksin e vendit tonë në telefoni në vend të atij Slloven dhe të Monakos të përdorura deri më tani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.