FIDANISHTJA

Berisha: Opozita në Kosovë, të marrë malet nëse do të luftojë. Jo granata në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Sipas tij Tirana po tregohet e njëanshme me krizën në Kosovë. Ai është shprehur gjithashtu kundër hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend nga opozita.

UBT

“Këto ditët e fundit në afilacion partiak të padenjë, janë manipuluar sulme dhe insinuata ndaj autoriteteve të Kosovës. Kërkoj ndërprerjen e tyre të menjëhershme. Cilido të jetë në pushtet në Kosovë, ne në vlerësimin tim më të madh jemi të detyruar të bashkëpunojmë pa asnjë dallim partiak me ta. Ky është interesi me çdo fqinj, pa lëre pastaj me Kosovën. Mesazhet e njëanshme janë absolutisht të dënueshme. Autoritetet e Kosovës, asnjë prej tyre nuk dëshiron situatën e krijuar në vend, ato kanë firmosur marrëveshje. Opozita i ka kundërshtuar dhe nuk mban anën e asnjë pale. Autoritetet e Kosovës i kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese. Kanë kërkuar ndërmjetësim ndërkombëtar për vijën e demarkacionit. Nëse duam tu japim mend është shumë lehtë t’i anatemosh, po bën një gabim shumë të rëndë. Në cilin Kuvend të botës hidhen granata? Opozita po do të luftojë, të marrë malet”, tha Berisha./Lapsi.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.