FIDANISHTJA

Berisha njeh dekoratat e dhëna nga Enver Hoxha

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Titujt e dhënë në regjimin komunist do të njihen. Prej disa ditësh në Kuvend ka mbërritur një projektligj i ri “për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”.

Nisma e re e marrë nga Ministria e Drejtësisë synon njohjen e përkushtimit ndaj Shqipërisë, interesave kombëtare dhe shoqërisë, nëpërmjet përcaktimit të rregullave për vlerësimin e personave me merita dhe kontribut të veçantë për vendin, si dhe shpërblimin e tyre, transmeton shekulli.

Përfitimet elektorale

FIDANISHTJA

Por, Përkundër apelit të vazhdueshëm të ish- të përndjekurve politikë për të hequr tituj e nderit apo dekoratat e dhëna gjatë regjimit komunist, qeveria propozon që të njihet çdo dekoratë apo titull i dhënë deri më tani. “Dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë që janë dhënë përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, njihen”, thuhet në draftin e sjellë në Kuvend.

Momenti kur përgatitet ky ligj na shtyn të mendojmë se kreu i qeverisë me këtë gjest kërkon të tërheqë tek koalicioni i tij komunistët, ose së paku t’i zbusë ata. Marko Dajti, kreu Partisë së Punës së Riorganizuar, para disa ditësh ka kërkuar rivendosjen e bustit të Enver Hoxhës. Ai ka qenë prezent në tavolinën e partive të ftuara nga Edi Rama për koalicionin opozitar. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.