UBT

Berisha në bisedime me Panathinaikosin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Sulmuesi i ri kosovar, Valmir Berisha, është duke biseduar për një huazim të mundshëm te skuadra e elitës së Greqisë në futboll, Panathinaikos, bën të ditur “Aftonbladet” të hënën.

Berisha 18-vjeçar është pjesë e skuadrës Roma të Serie A të Italisë, mirëpo ai është i interesuar të huazohet te ndonjë skuadër për të marrë përvojë loje të nivelit të lartë. Në korrik ishte raportuar për dëshirën e Berishës që të huazohej te ndonjë skuadër dhe se Roma ia ka miratuar këtë dëshirë.

Uji Dea

“Ne duam që ai të ketë minutazh në futboll të nivelit më të lartë dhe atë sa më shumë të jetë e mundur dhe kemi folur me Romën për këtë. Ata kanë punuar me ne për të gjetur zgjedhjen më të mirë për Valmirin. Për zhvillimin e tij është më së miri të ketë përvojë loje”, kishte thënë agjenti i Berishës, Fabio Alho. Në rast se huazohet te Panathinaikosi, atëherë Berisha do t’i bashkohet aty Emir Bajramit.
© KOHA.net