Fundamenti

Berisha: Ndihem mirë në Bundesligë, e kam ndjesinë që do të më blejë Augsburgu

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mërgim Berisha e ka gjetur rehatinë në futbollin gjerman, ku u rikthye gjatë verës që shkoi.

Sulmuesi kosovar u huazua në Augsburg nga Fenerbahçe pas eksperiencës jo dhe aq pozitive në futbollin turk, shkruan “Gazeta Express”.

GRANDEMALL

Tash, 24 vjeçari shpreson që klubi gjerman ta gjejë gjuhën e përbashkët me atë turk për ta blerë kartonin e tij pasi lojtari nga Suhareka dëshiron të luajë gjatë në Augsburg.“Mund ta them me siguri: ndihem mjaft mirë dhe mund ta imagjinoj shumë mirë që mund të qëndroj këtu shumë gjatë. Përgjegjësit më kanë dhënë gjithmonë sinjale që duan të më marrin. Kjo ma jep një ndjenjë mjaft të mirë”, u shpreh futbollisti kosovar për “Sport Bild”.

Së fundmi, sulmuesi kosovar e shënoi golin e fitores ndaj Bayern Munichut në Bundesligë.Ish-përfaqësuesi i ekipit U-21 të Gjermanisë gjithashtu shpreson t’i jepet mundësia për ta përfaqësuar ekipin senior gjerman në Botërorin e Katarit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.