HW

Berisha ndër më të mirët, Strakosha askund

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Etrit Berisha është përfshirë në mesin e 100 futbollistëve më të mirë të këtij sezoni në Serie A, ndërsa portieri tjetër Thomas Strakosha nuk është fare në listë. Sajti i njohur sportiv italian “Tuttomercatoweb” ka bërë renditjen e 100 futbollistëve të paraqitur më mirë gjatë këtij sezoni në Serinë A italiane duke marrë mesataren e notave me të cilat ka vlerësuar çdo futbollist javë pas jave.

Kriteri që një lojtar të bëhej pjesë e këtij klasifikimin ishte aktivizimi në të paktën 17 ndeshje.

Portieri i Atalantës dhe kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është përfshirë në këtë listë duke u renditur i 54-ti, shkruan panorama Sport.

Nota e tij mesatare gjatë këtij sezoni është 6.15. Ai ishte një ndër pikat kyçe të bergamezëve në sigurimin e vendit të 4’ në Serinë A, një sukses që i kualifikon gjithashtu direkt në grupet e Europa Leagues.

HW

“Kush imagjinonte një duel të ashpër me Sportielon ka mbetur i zhgënjyer. Portieri shqiptar, i huazuar nga Lacio, veshi dorezat e titullarit dhe nuk i hoqi më, përveç rasteve të dëmtimeve. 26 ndeshje, 26 gola të pësuar, 11 herë e ka mbajtur rrjetën të paprekur”, shkruan komenti shoqërues për Berishën.

Për t’u çuditur është mbetja jashtë kësaj liste e portierit tjetër shqiptar, Thomas Strakoshës së Lacios.

Ai ka luajtur në 21 takime dhe në shumicën e rasteve ka marrë nota mjaft të larta, të cilat me shumë mundësi do të formonin një mesatare më të lartë se ajo e Berishës. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.