RCCOLA

Berisha mund t’i mungojë Brisbane Roarit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Brisbane – Sulmuesi kosovar Besart Berisha mund t’i mungojë skuadrës së tij, Brisbane Roar, për ndeshjen në fundjavë ndaj Perth Gloryt.

Berisha të martën mungoi në stërvitjen e ekipit australian për shkak të një lëndimi të shpatullës që e mori në fundjavë në ndeshjen kundër Melbournet. “Berisha nuk duket mirë për momentin”, ka thënë trajneri i Brisbane Roarit, Rado Vidosiq, të martën, për “northenstar.com.au”.

Hidromorava

Berisha 27-vjeçar këtë edicion në dhjetë ndeshje të zhvilluara ka shënuar pesë gola. Kampionia në fuqi e Australisë, Brisbane Roar, këtë edicion nuk po mund të arrijë rezultate të mira. Në 11 ndeshje të zhvilluara ka grumbulluar 11 pikë dhe zë vendin e parafundit (9).(koha)