Hidromorava

Berisha mes tri klubeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar i ekipit suedez Halmstad, Valmir Berisha, ende nuk ka vendosur se në cilën skuadër do ta vazhdojë karrierën.

Ai është mes të tri skuadrave dhe njëra prej tyre është Sunderlandi që garon në elitën e futbollit të Anglisë. “Unë do t’i bashkohem një skuadre si një lojtar i thjeshtë. Por, nëse bëhet atëherë do të luaj fillimisht për ekipin U21. Nuk është reale që unë të shkoj nga ekipi U19 i Halmstadit jashtë vendit në ekip të parë. Por, edhe me U21 unë mund të fitoj rastin të ulem në stol për ekipin e parë”, ka thënë Berisha për “Evening Post”.

ARKATANA

Në mediumet italiane është përfolur se Berisha është takuar me drejtuesit e skuadrës së Milanit. Një gjë të tillë ai e mohon. “Jo unë nuk jam takuar. Unë nuk kam qenë në Itali dhe tani Milani nuk është në mesin e klubeve të cilat janë të mundshme për t’u transferuar”, ka shtuar Berisha.