FITORJA

Berisha: Më ndiqni nga sot në Facebook

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në ditën e rinisë, Partia Demokratike ka mbajtur një takim në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur tha se edhe pas 22-vitesh nga motoja e vitit 1990, “ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa”, nuk është realizuar. Për këtë ai fajësoi opozitën, e cila tha ai po kërkon të “hakmerret” për rrëzimin e etërve të tyre biologjikë.

Duke u krenuar që të rinjtë shqiptarë janë ndër ata që përdorin më shumë rrjetin social “Facebook”, për të komunikuar. Në këtë kuadër ai bërë të ditur se nga sot do të bëhet pjesë e këtij rrjeti social.

“Sot ju komunikoni në Facebook më shumë se shumë se shuam vendeve të zhvilluara. E kam për kënaqësi të jem në Facebook qysh sot, në Ditën e Rinisë, ju ftoj të më ndiqni”, deklaroi Berisha, transmeton “Shekulli”.

UBT

Në fund të fjalës së tij Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe “ëndrrën” për të bashkuar shqiptarët.

“Jetojmë në pesë shtete por jemi një gjak, me një prinjës të përhershëm, me një flamur. Jemi kombi i vetëm që nuk na ndan asgjë në botë përveç kufijve të vendosur me gjak, me hekura dhe traktate të padrejta”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.