Eko Higjiena

Berisha: Me Ballin Kombëtar Gjilani dhe Anamorava do të frymojë më lirshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Balli Kombëtar dega në Gjilan ka mbajtur tubimin e saj të parë zgjedhor ku ka prezantuar 8 kandidatët e saj për këshilltar komunal. Selman Berisha kryetar i Ballit Kombëtar tha se fillimisht do të futemi nëpër komuna pastaj edhe në Parlament për të shtrirë aktivitetin edhe në Sanxhak e gjetiu.

Balli Kombëtar dega në Gjilan e ka mbajtur tubimin e saj të parë zgjedhor ku ka prezantuar kandidatët e saj për këshilltar komunal.

FIDANISHTJA

Xhemajl Murati Tupalla sekretar i këtij subjekti politik tha se ka shumë arsye që duhet të votohet Balli Kombëtar.”Këta pushtetar asnjëherë nuk punuan për shtet, por vetëm për pushtet. Këta pushtetar kanë shikuar vetëm interesat e tyre të ngushta personale e klanore. Andaj duhet ta ndëshkojmë këtë keqqeverisje për të ardhur në udhëheqje njerëz të ndershëm e profesionist” tha Tupalla, raporton rajonipress.

Edhe Selman Berisha kryetar i Ballit Kombëtar në nivel vendi tha se fillimisht pretendojnë të fitojnë disa komuna e pastaj do të futen edhe në Parlament e Qeveri.”Me Ballin Kombëtar Gjilani e Anamorava do të frymojnë më lirshëm. Gjilani ka dhënë mbi 8 mijë viktima dhe meriton ta ketë një parti serioze dhe të përkushtuar e cila do të përfaqësojë denjësisht interesat e tyre. Nëse votoni Ballin Kombëtar ju do të nderoni stërgjyshërit tuaj” ishte porosia e Berishës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.