Hidromorava

Berisha marrëveshjen e quan historike dhe e lavdëron Thaçin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Sali Berisha e ka përshëndetur sërish marrëveshjen e 19 prillit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duke e cilësuar si një marrëveshje vërtetë historike.

Sipas tij kjo marrëveshje dëshmon konsolidimin e Kosovës si shtet i pavarur, ndërsa me zbatimin e saj, marrëveshja përbën bazën e normalizimit të marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve të pavarura dhe çel rrugën që këto dy vende, por edhe serbët dhe shqiptarët në tërësi, të nisin një epokë të re në marrëdhëniet midis tyre, në interes të së ardhmes së tyre evropiane.

ARKATANA

“Marrëveshja është një kontribut madhor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Kosova me këtë marrëveshje arrin njohjen dhe pranimin e integritetit territorial të saj nga Serbia, por dhe vendosjen e bashkëpunimit me këtë vend si dhe garantimin e perspektives së integrimit në BE.

Serbia me këtë marrëveshje shkëputet nga një trashëgimi recente e pafavorshme dhe, siç do të deklaronte Kryeministri i saj, ajo do të zgjidhte dhe do të përcaktohej për BE-në dhe të ardhmen e saj evropiane. Edhe një herë urimet më të mira për të gjithë ata që bënë të mundur këtë marrëveshje historike në interes të shqiptarëve, serbëve dhe të të gjithë rajonit”, ka shkruar Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.